Derisa në sheshin e Shkupit festa e Vitit të Ri ishte modeste, në Ohër atmosfera ishte më e zjarrtë.
Atje viti 2023 u prit me muzikë, këngë dhe valle.
Siç mund të shihet edhe në pamje, sheshi ishte i mbushur me qytetarë vendas dhe të huaj të cilët gëzonin atmosferën e krijuar në këtë qytet turistik.
Ata uruan njëri tjetrin për shëndet dhe mbarësi dhe fat për këtë vit.
I pranishëm në festë ishte edhe i pari I kësaj Komune Kirill Pecakov i cili përcolli një sërë mesazhesh për vitin 2023.
“2023 të jetë shumë më i suksesshëm se ky dhe të ecim përpara në çdo sferë dhe mundësisht në vitin 2023 të ndalojnë të gjithë ata nënçmimet nacionale të cilat për një kohë të gjatë i durojmë”- deklaroi Kirill Pecakov-kryetar i komunës së Ohrit.
