Edhe pse fuqia mesatare e motorëve të makinave është rritur ndjeshëm vitet e fundit, një nga sedanët (veturat limuzinë) më të shpejta në botë u prodhua në vitin 1993.

Është e drejtë të thuhet se kjo veturë është larg versionit serik. Versioni serik quhej S4, që në ato vite ishte shenjë për versionin sportiv të modelit 100 (C4). Po, ky është modeli i bukur i Audi-t që mbeti sinonim i limuzinave klasike të biznesit, e që më vonë u bënë të njohura edhe si modeli A6.

Kjo veturë kishte motor benzine 2.2-litërsh me pesë cilindra dhe turbo, që prodhonte 230 kuaj-fuqi (PS) si standard. Natyrisht, me sistem quattro të integruar, që arrinte shpejtësi maksimale arrinte 240 km/h.
Ndërsa vetura konkrete është pajisur me turbinë BorgWarner S400SX, gjë që rriti ndjeshëm performancën e motorit. Fuqia maksimale u rrit në 1,171 PS, ndërsa momenti rrotullues në 957 Nm.
Pronari i makinës është Jeff Gerner, një specialist lokal për restaurimin e veturave Audi në Missouri. Në vitin 2012, ai mori pjesë në Speed Week në Bonneville me këtë makinë. Vetura arriti shpejtësinë maksimale prej 420 km/h, me mesatare prej 383 km/h në segmentin e provës.

Përveç modifikimeve të motorit, makina ka marrë edhe ndryshime të tjera të rëndësishme. Nga ana e sigurisë, janë instaluar karkasë mbrojtëse, xham kompozit kundër zjarrit, sistemi i mbrojtjes nga zjarri dhe një parashutë e pasme për frenim më të mirë pas shpejtësisë ekstreme.
Kjo veturë është në ankand, dhe deri tani oferta më e lartë ka arritur rreth 25,000 euro.
