Në seksionin 2 kanë përfunduar 80% e urave! “Behtel & Enka” thotë se korridori 8 po ndërtohet me ritëm të shpejtë

TË FUNDIT

Punimet për ndërtimin e Korridorit 8 në pjesën e Gostivarit për në Kërçovë, sipas realizuesve, po ecin sipas dinamikës së planifikuar dhe pa asnjë pengesë.

Po punohet në ndërtimin e urës së pestë në kilometrin e pestë dhe ndërtimi i saj bashkë me urën e shtatë në kilometrin e shtatë.

Sipas inxhinierit përgjegjës për këtë urë, sfida më e madhe ka qenë ndërrimi i kahjes së lumit Vardar, por gjithnjë duke u kujdesur për të mbajtur origjinalitetin e tij dhe mos dëmtimin e të njëjtit.

Po ashtu një kujdes i veçantë gjatë ndërtimit të këtij korridori, i është dhënë edhe pikave ku toka është e rrëshqitshme, duke ndërtuar muret me gurë që do të garantojnë sigurinë e urave.

=”Sfidën më të madhe në këtë pikë e patëm lumin Vardar që ka një rol të rëndësishëm për Maqedoninë sepse shkon deri në Shkup. Po ashtu në bashkëpunim me departamentin e sizmikës konstruktuam elevacionin dhe ndërrimin e kahjes fillimisht, pastaj në pjesën e ngritjes bëmë dy shtylla, ndërsa tani kemi nisur fazën e dytë dhe ndërtimi po vazhdon. Sipas sub-strukturës së ndërtuar deri më tani punët rreth 80 për qind janë kryer në këtë pikë dhe po vazhdojmë me ndërtimin”, tha Mehmet Aqif Abaxhi – inxhinier mbikëqyrës.

“Muret e gabonit janë ndërtim kyç për strukturat mbajtëse. Ato i bëjmë shkaku i punimeve në pjerrtësi që në rast të ketë erozion të tokës të ndaloj aty, por edhe pengesave kur ka reshje shiu apo bore”, u shpreh Veron Sulo – Inxhinier përgjegjës për seksionin 2A dhe 2B.

I gjithë materiali bazë që prodhohet për ndërtimin e urave apo pjesëve të tjera të betonit, sigurohet nga gërryerja e maleve që shërben po ashtu edhe për uljen e lartësisë së tyre, ndërsa kujdes i kushtohet cilësisë së materialit bazë, me qëllim që siguria e ndërtimit në Seksionin 2 por edhe seksionet e tjera, të jetë në nivelin e duhur, thotë inxhinieria përgjegjëse Maria Risteska.

“Në një bashkëpunim shumë të mirë me repartin për kontroll të kualitetit të “Behtel dhe Enka” dhe për çdo ditë merren shembuj dhe që prej dhjetë muajsh sa punojmë deri më tani nuk ka pasur asnjë pengesë në kualitetin e materialit, i cili është ndër më të rëndësishmit, për punimet që bëhen”, theksoi Marija Risteska – Inxhiniere përgjegjëse për materialin bazë.

Deri në prill të këtij viti punët në Korridor kishin përfunduar deri në 30% njoftuan nga kompania, ndërsa muaj më parë punimet kanë filluar edhe për pjesën e parë të Korridorit të 8, aksi rrugor nga Tetova për në Gostivar, e gjatë 17 kilometra dhe kap vlerën e mbi 90 milionë eurove.