Vdiq një grua 66-vjeçe! Viktima e 11-të nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni

TË FUNDIT

Numri i përgjithshëm i viktimave nga ethet e Nilit Perëndimor ka arritur në 11 që nga fillimi i epidemisë. Viktima e fundit është një paciente 66-vjeçare nga Rosomani, e cila ka ndërruar jetë në Klinikën për Sëmundje Infektive, bëri të ditur drejtori i Klinikës, Fadil Cana. Shtoi se te pacientja ishte konfirmuar forma më e rëndë e infeksionit, ndërsa gjendja e saj shëndetësore rëndohej edhe nga disa sëmundje kronike shoqëruese.

“Për fat të keq në klinikën infektive është regjistruar edhe një rast vdekjeje te pacientja 66 vjeçare nga Rosomani, ishte e vërtetuar në mënyre laboratorike forma më e rëndë e infeksionit me ethet e Nilit Perëndimor. Pacientja përpos diagnozës primare, vuante edhe shumë nga shumë sëmundje kronike shoqëruese”, tha Cana.