Rusia ka regjistruar 28.145 raste të reja të koronavirusit, që është numri më i madh ditor nga fillimi i pandemisë, me çka numri i përgjithshëm pacientëve tani është 2.375.546.
Në periudhën e njëjtë nga pasojat nga Kovid-19 kanë vdekur 554 persona, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve, të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin tani është 41.607, kumtoi Ministria ruse e Shëndetësisë.
Nga koronavirusi janë shëruar 1.859.851 persona (pak më shumë se 73 për qind), ndërsa shkalla e rritjes së të infektuarve është rritur për 1,2 për qind, shtoi Shtabi i krizës.
