Në Rusi më shumë se 10.000 të infektuar të rinj nga Covid-19 për 24 orë

TË FUNDIT

Në Rusi në 24 orët e fundit janë regjistruar më shumë se 10.000 raste të reja me virusin Covid-19, me çka numri i përgjithshëm arrin 155.370, kumtoi Qendra e krizës për luftë kundër koronavirusit.

Siç transmeton agjencia TASS, në 24 orët e fundit jetën e kanë humbur 96 persona. Numri i përgjithshëm i viktimave si pasojë e virusit arrin 1.451.

Janë shëruar pothuajse 20.000 pacientë.

Sipas të dhënave të Shtabit të krizës, rritja ditore e rasteve të reja ka arritur shtatë për qind, me ç’rast pothuajse 50 për qind e të diagnostifikuarve të rinj ose 4.961 pozitivë për Covid-19 janë raste asimptomatike./MIA