Në Rumani rritet numri i vatrave të etheve afrikane të derrit

TË FUNDIT

Në Rumani këtë javë janë regjistruar gjithsej 272 vatra të etheve afrikane të derrit ndërsa në periudhën midis 11 dhe 17 qershorit numri i vatrave është rritur për dhjetë, kumtuan autoritetet në vend.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Drejtoria kombëtare për veterinari dhe siguri të ushqimit, ethet afrikane të derrit janë përhapur në 150 vende në 24 rajone në Rumani.

Pesë vatra ndodhen në ferma komerciale, ndërsa në 16 rajone sëmundja është regjistruar vetëm tek derrat e egër, njofton agjencia e lajmeve Agjerpress.

Gjithashtu, gjatë periudhës së monitoruar, janë shkatërruar shtatë vatra – gjashtë në qarkun Teleorman dhe një në Brashov./MIA