Në repartet infektive të vendit po mjekohen 718 pacientë

TË FUNDIT

Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në spitalet e vendit jashtë Shkupit janë paraqitur se po mjekohen gjithsej 412 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në spitalet në Manastir janë hospitalizuar 27 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Kovod-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 37 pacientë, Në repartin infektiv në Tetovë ka 15 pacientë, në Veles po mjekohen 33 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 65 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19. Në kovid-qendrën në Ohër janë hospitalizuar 45 pacientë, në Prilep 48, në Kovid-qendrën në Gostivar 15, ndërsa në Strugë 26 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 37 pacientë, në Koçan 11, në Kërçovë 15, Kavadar 23, në Gjevgjeli gjashtë persona, ndërsa në Dibër tetë persona pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus të cilët po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet e vendit është 718 dhe ka rreth 400 shtretër të lirë spitalorë në kovid qendra.

Gjatë ditës bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar, me çka do të lirohen shtretër shtesë.

Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike disponojnë me vende spitalore drejt të cilave ka furnizim me oksigjen. Ministria ka qasje në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë, repartet do të zgjerohen plotësisht, qëndron në kumtesë.