Zgjedhje në Tetovë? Abduli: Ka gjasa të mëdha që Këshilli Komunal të shpërndahet

TË FUNDIT

Këshilli Komunal i Tetovës e ka pranuar nismën e BDI-së për rivotimin e vendimit të vitit 2007 për riemërimin e rrugëve në Tetovë, përcjell TV21. Kryetari i Këshillit Komunal, Jusuf Abduli tha se ligjërisht, nëse votohet sërish një vendim i shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli Komunal shpërndahet automatikisht dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Vlen të sqarohet se në rast të votimit të të njëjtës pikë, janë mundësitë që Këshilli edhe të shpërndahet, nëse marrim për bazë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese…Në rast po të njëjtit vendim, mundësitë janë shumë të mëdha që Këshilli i Komunës së Tetovë të shpërndahet”, theksoi Abduli.

Seanca e këshillit është caktuar për ditën e hënë më 13 korrik, ku në rend dite do të jetë edhe pika për rivotimin e vendimit të vitit 2007 për emrat e rrugëve në Tetovë.