Në protestën në Minsk arrestohen më shumë se 1.100 persona për shkak të vdekjes së aktivistit Bondarenko

TË FUNDIT

Organizatat jo-qeveritare për të drejtat e njeriut “Vesna” kumtoi sot se të dielën, më shumë se 1.100 persona u arrestuan gjatë protestave në Minsk, transmetoi TASS.

Numri i të arrestuarve në faqen e internetit të organizatës është 1.126, shumica e të cilëve u dërguan në njësinë e paraburgimit në Minsk dhe ka raporte për arrestime në Brest, Bobrujsk, Vitebsk, Grodno, Novopolotsk dhe Mogilev.

Tubimi i së dielës u organizua për të nderuar Roman Bondarenkon i cili vdiq më 12 nëntor në moshën 31 vjeçare.

TASS shton se më 11 nëntor, njerëzit me rroba civile erdhën në vendin ku po mblidhej opozita dhe filluan të hiqnin vija të kuqe dhe të bardha nga barrierat e vendosura.

Sipas dëshmitarëve okularë, Bondarenko u arrestua dhe u mor me vete dhe më vonë u transferua nga stacioni i policisë në Minsk për në spital. Në raportet thuhet se ai u plagos në një përleshje dhe një ditë më vonë vdiq.

Njerëzit u mblodhën spontanisht në vendin ku ai u arrestua, duke vendosur lule dhe duke ndezur qirinj dhe një ditë më vonë qindra forca të sigurisë u shfaqën në vendin e ngjarjes duke rrethuar zonën dhe duke shpërndarë me forcë njerëzit me arrestime masive.