Pensionistët e Shtipit dolën në protestë me speca të mbushur por pa mish. Porositën se rritja prej 600 denarë është lojë me ndjenjat e tyre, përcjell TV21. Ata shtojnë se sot duhet të jenë në rrugë për paratë e tyre, për të cilat kanë punuar nga 40 vjet.
Sonja Arsovska, koordinatore e Bordit Iniciativ për protesta, thotë se me këtë rritje nuk mund të kalojnë muajit, duhet të zgjedhin nëse do të blejnë ushqim dhe ilaçe, apo të paguajnë faturat.
Pensionistët mbeten me të njëjtat kërkesa, rritje lineare të pensioneve dhe harmonizim të pensioneve minimale. Ata njoftuan gjithashtu se protestat vazhdojnë dhe se do të radikalizohen. Pensionistët e Shtipit kanë bërë thirrje për protesta masive, pasi siç thonë ata, vetëm në këtë mënyrë mund të luftojnë për përmbushjen e kërkesave.
