Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar, se në Maqedoninë e Veriut, sot është kryer transplantimin e dytë i zemrës.
“Në ora 3 e 33 minuta të mëngjesit, te mashkulli 27-vjeçar rrahu zemra, e re e donuar! Ky është transplantimi i dytë i zemrës në historinë e shtetit, në Klinikën e Kardiokirugjisë”, tha Filipçe.
Ka uruar kolegët dhe ka falënderuar tërë ekipin, të cilët, “tërë natën punuan pa u lodhur”.
“Ky është një sukses i madh i shëndetësisë së Maqedonisë, i cili nuk do të ishte i mundur pa pajtimin për donimin e organit nga familja e pacientes së re e cila shumë herët e humbi jetë. Jam krenar me kolegët e mi!”, shkroi Filipçe në Facebook, transmeton TV21.
Во 3 часот и 33 минути утринава кај 27-годишно момче зачука ново, донирано срце! Ова е втора извршена трансплантација…
Posted by Венко Филипче on Saturday, April 17, 2021
