-Ndihma e Shpejtë urdhëroni! Për cilën rrugë? Për Draçevë po pyesin? Sapo të lirohet automjeti, do të vijnë te Ju.
Fluks në linjën telefonike 194. Në numrin e Ndihmës së Shpejtë vazhdimisht po paraqiten qytetarë me sëmundje kronike, sëmundje të zemrës, astmë, kancer, kurse ka edhe të tillë që kërkojnë këshilla.
Që nga fillimi i valës së nxehtë, numri i pacientëve që telefonojnë shkaku i temperaturave të larta ka shënuar rritje. Por, paraqiten edhe qytetarë me simptoma, pasi mendojnë se bëhet fjalë për llojin e ri të Kovid-19. Në ditë ka rreth 80 telefonata nga njerëz të grupmoshave të ndryshme.
“Ka një virus të stomakut me të vjella, diarre dhe lodhje. Paraqiten pacientët që kanë qenë edhe në Klinikën Infektive, edhe në Toksikologji, por janë kthyer në shtëpi me terapi. Janë shumë të frikësuar për gjendjen e tyre klinike, pasi ndjejnë lodhje. Ndodh që gjatë epidemisë së një virusi të stomakut të përsëriten simptomat. Në disa raste ka të vjella, në disa raste diarre dhe të vjella, kurse ndonjëherë ndodh që të dehidrojnë”, tha Petra Konçar, mjeke.
Dr.Konçar porosit se qytetarët nuk duhet të kenë frikë, por të konsumojnë më shumë lëngje, ta marrin terapitë, të pushojnë dhe gjithmonë pranë tyre të jetë dikush. Ndihma e Shpejtë në territorin e Qytetit të Shkupit intervenon me 5 ekipe në një ndërrim me 15 punëtorë shëndetësorë. “Punojmë me 5 ambulanca dhe dy automjete për transport, edhe pse në dispozicion duhet të kemi 20”, thonë nga atje.
