Në Moskë rekord temperaturash në 140 vite, janë shënuar 21 gradë Celsius

TË FUNDIT

Në Moskë të martën është arritur rekordi absolut i temperaturës. Janë shënuar 21 gradë Celsius.Kjo është vlera më e lartë për 140 vite observime meteorologjike. Moti jashtëzakonisht i nxehtë për prillin i befasoi qytetarët e Moskës.

Rekordi paraprak ishte vendosur në vitin 2008, kur janë shënuar 20,4 gradë Celsius.Sot pritet mot akoma më i nxehtë, me temperatura deri në 22-23 gradë Celsius.