Pas një muaji të rritjes së përjavshme të çmimeve të disa karburanteve, nga nesër vjen një lehtësim për përdoruesit e automjeteve. Nga mesnata nafta do të lirohet me 8 denarë për litër, ndërsa benzinat me 4 denarë për litër. Komisioni rregullator për energjetikë, pas seancës të së hënës, solli vendim që nga 11 gushti të hyjnë në fuqi çmimet e reja për karburantet me uljen mesatarisht për 5.81%. Çmimi i vajit ekstra të Lehtë për amvisëri ulet me 6 den/litër, ndërsa çmimi i mazutit M-1 është ulur me 2,8 den/kg.
KOMISIONI RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË:
Nafta EURODIESEL BS (D-E-V) = 91.5 denarë/litër
Benzina – EUROSUPER BS-95 = 87.00 denarë/litër
Benzina – EUROSUPER BS-98 = 89.00 denarë/litër
Vaj për ngrohje ekstra i lehtë = 92.5 denarë/litër
Mazuti M-1 NS = 43.538 denarë për një kilogram
Komisionit rregullator për energjetikë kumtoi se llogaritja e çmimit të ri bëhet sipas mesatares së 15 ditëve të fundit. Edhe në çmimet e reja është zbatuar ulja akcizës me 4 denarë për litër të naftës dhe 2 denarë për litër të benizinave. Ndonëse pas festës së Ilindenit u tha që do të vendoset në seancën qeveritare të 4 gushtit edhe TVSH-së, deri më tani akoma nuk ka asnjë lëvizje nga Ministria e Financave.
KOMISIONI RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË:
“Shuma e akcizës përcaktohet në do 15 ditë dhe tani janë aktuale taksat e akcizës që u miratuan javën e kaluar, gjegjësisht më 4 gusht. Përndryshe, taksat e akcizës janë nën juridiksionin e Ministrisë së Financave dhe KRRE i shkruan ato në mënyrë informative për publikun. Ne nuk marrim vendime për taksat e akcizës, ne vetëm i zbatojmë vendimet e Qeverisë, përkatësisht të Ministrisë së Financave”
Nafta deri sot ka mbajtur çmimin më të lartë në 3.5 vitet e fundit, ndërsa rekordi historik ishte 111 denarë për litër dhe benzina 110 denarë, me akcizën e ulur përkohësisht këtë pranverë dhe TVSH-në nga 18% në 10%.
