“Në madhësi prej 13.5 hektarë” – nesër vihet gurthemeli i Qendrës rezidenciale për persona me autizëm dhe Down sindromë

TË FUNDIT

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, nesër më 2 prill në ora 11:00 në Graçanicë, vendosim gurthemelin e Qendrës për Rehabilitim dhe Arsimim – projekti më i madh i shoqatës sonë, ka njoftuar ne faqen e tij zyrtare humanisti Halil Kastrati.

“Ky kompleks rezidencial prej 13.5 hektarësh do të jetë një strehë për fëmijët dhe të rriturit me autizëm, sindromën Down dhe aftësi të kufizuara, duke ofruar kujdes, edukim dhe terapi të specializuara”, ka shkruar ai.