Tre avionë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit pyjor në Moranë

TË FUNDIT

Një ndërhyrje intensive po zhvillohet për shuarjen e zjarrit pyjor pranë fshatit Moranë, në Komunën e Studeniçanit, përcjell TV21. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, në operacion janë angazhuar tre avionë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilët po veprojnë nga ajri në pjesët ku terreni i vështirë e bën ndërhyrjen tokësore të pamundur ose të rrezikshme.

“Aktualisht, në terren po zhvillohet një ndërhyrje intensive për shuarjen e zjarrit pyjor në afërsi të fshatit Moran, në Komunën e Studeniçanit. Në operacion janë angazhuar 3 avionë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilët po veprojnë nga ajri në zonat ku, për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja tokësore është e pamundur ose shumë e rrezikshme. Ekipet në terren po veprojnë në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha strukturat e përfshira, me qëllim kufizimin dhe shuarjen e zjarrit, si dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronës”, thonë nga QMK.