Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, komisioni për Financim dhe Buxhet organizon debat të hapur për ligjin për lojërat e fatit. Debati do të filloi në ora 11:00, në këtë debat publik pjesëmarrës do të jenë edhe nga Lëvizja Anti-bixhoz të cilët për TV21, thanë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, deri në plotësimin e të njëjtave.
Ju rikujtojmë se kërkesat e lëvizjes Anti-bixhoz janë që lojërat e fatit të dislokohen 3 km larg vendbanimeve, 5% të buxhetit që vjen nga lojërat e fatit, të ndahet për riparimin e objekteve me interes publik dhe për rehabilitimin e të varurëve nga lojërat e fatit si dhe të hartohet strategji për edukimin e nxënësve, studentëve dhe gjithë qytetarëve për dëmet që i shkakton bixhozi./TV21
