Në Kuvend sot në orën 12:00 vazhdon debati për seancën e 50-të, rendi i ditës të së cilës ende nuk është konfirmuar. Seanca dje ishte ndërprerë për shkak të lëshimit të sallës nga ana e deputetëve të opozitës, të cilët kërkuan para deputetëve të gjenden dorëheqjet e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij Ilir Hasani, që të konstatohen nga shtëpia ligjdhënëse.
Në seancën e 50-të, në rend dite janë dyzet ligje në lexim të parë dhe të dytë, vendime, interpretime autentike dhe raporte vjetore.
Deputetët duhet të votojnë për propozim-vendimet për dërgimin e ushtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL”, Republika e Libanit dhe “EUTM RCA” në Republikën Qendrore Afrikane, si dhe disa ligje në lexim të dytë nga fusha e mjedisit jetësor si propozim për menaxhim me mbeturinat, Propozim-ligji për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesve për menaxhim me rrjedhat e veçanta të mbeturinave, plotësimi i propozim-ligjit për menaxhim me paketimet dhe mbeturinat nga paketimi dhe Propozim ligji plotësues për menaxhim me rrjedhat plotësuese të mbeturinave.
