Këto nuk janë marketet e Shkupit. Këto janë pamje të sotme në Kroaci ku qytetarët i bojkotuan shitoret për shkak të çmimeve të larta, para së gjithash për produktet e përditshme. Qytetarët dolën në mbështetje të këtij aksioni që u realizua pas thirrjes së organizatës civile “Qendra konsumatore europiane e ekselencës”.
Bojkoti është me numra të larta dhe të këqija për tregtarët. Krahasuar me të premten e kaluar përgjysmë është ulur qarkullimi në dyqanet në Kroaci. Aksionin e përkrahën si dhe politikanë nga pushteti, por edhe nga opozita.
Ndërsa tregtarët me PR formal, vetëm sot dhanë zbritje të mëdha për një pjesë të produkteve.
Përndryshe sipas ekonomistëve maqedonas, bojkoti i produkteve të caktuara ose dyqaneve është një nga masat reale që mund të ndikojë në lartësinë e çmimeve. Me këtë ulet kërkesa që bashkë me liberalizimin e ofertës dhe me rritjen e prodhimit, janë masa të tregut që janë më të mira se ato administrativet, siç është ngrirja e çmimeve ose marzhave. Për Maqedoni, është e rëndësishme që qytetarët të dinë se si ta përdorin ligjin për praktika të padrejta tregtare që duhet të japë rezultate.
Inflacioni në Maqedoni vitin e kaluar krahasuar me 2023 ishte më i lartë për 3,5%, për ushqimet dhe pijet për 2,9%, por nëse shihet dhjetori 2024 krahasuar me të njëjtin muaji në 2023 ushqimi ishte më shtrenjtë madje për 5,6% edhe pse në gjysmën e muajit ishte në fuqi shporta e Vitit të Ri. Qeveria paralajmëroi shportë edhe për Pashkët dhe për Ramazan.