Në kovid repartin në Kavadar vdiq gjyshi i dy djemve të cilët më parë vdiqën në Klinikën infektive

TË FUNDIT

Në kovid repartet  në Kavadar ka vdekur gjyshi i dy djemve  të cilët më parë vdiqën  në Klinikën infektive. Ky informacion  plotësisht e shqetësoi Tikveshinë, prejse paraprakisht ndjeu pikëllim për të rinjtë 26 dhe 21 vjeç.

“E saktë është se në kovid repartin vdiq një person me  mbiemrin e njëjtë dhe në adresën e njëjtë sikur edhe djemtë, për MIA-n në mëngjes konfirmuan nga spitali i Kavadarit.

Prej atje na thanë se dy persona kanë vdekur  në atë repart gjatë 24 orëve të fundit,  me kormobiditete shumë serioze. Njëri në moshën 77 ndërsa tjetri 74 vjeçare.