Në këto vendbanime do të zhvillohet nesër vaksinimi në terren!

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë i ka publikuar vendbanimet ku do të bëhet vaksinimi në terren nesër, e martë 20 korrik 2021.

Vaksinimi në terren do të zhvillohet në këto vendbanime:

Dellçevë – Sasa1, Sasa2; Resnjë – Nakolec, Shtërbovë

Shtip – Shashavarlija, Koshevo, Poçival

Shën Nikollë – Nemanjeci, Rançenci

Demir Hisar – Sloeshtica, Mrenoga, Virovë

Berovë – Vladimirovë

Strugë – Draslajca

Strumica – Dobrejci, Prosenikovë

Negotinë – Çelevec, Laki

Probishtip – Lesnovë

Koçan – Zërnovci

Manastir – Cërnobuki, Novozmirnevë, Dragarinë, Lisolaj, Lopaticë

Ohër – Kosel, Vapila, Livoishta, Sirula, Rosino, Openica

Makedonski Brod – Bençe, Kovaç

Veles – Sogle, Bogomillë, Teovë

Kriva Pallanka – Rankovcë

Vaksinimi në terren pa termin filloi më 12 korrik të këtij viti, në mbi njëqind vendbanime në të gjitha komunat në të gjithë vendin.

Qytetarët mund të vaksinohen pa caktuar termin për vaksinim në qendrat shëndetësore, spitale ose poliklinikat në qytete, gjegjësisht në qendrat ekzistuese të vaksinimit në institucionet shëndetësore dhe çdo qytetar që dëshiron të vaksinohet me vete duhet të ketë vetëm një dokument të vlefshëm identifikimi.

Ministria e Shëndetësisë informon çdo ditë për ditën dhe vendet për vaksinimin në terren për Kovid-19.