Në Kaliforni janë matur 54,4 gradë Celsius, temperatura më e lartë në vend

TË FUNDIT

Në Parkun kombëtare amerikan Lugina e vdekjes, që gjendet në Kaliforni, është matur temperatura më e lartë deri më tani në vend, prej madje 54,4 gradë Celsius.

Këtë temperaturë e konfirmoi edhe shërbimi meteorologjik amerikan, njofton Bi-Bi-Si.

Në ditët paraprake, e veçanërisht fundjavën e kaluar, vala e të ngrohtit e goditi bregun perëndimor amerikan, ndërsa temperaturat e larta, gjithashtu, kontribuuan për ndërprerjen e energjisë elektrike në disa pjesë, sepse elektranat nuk kanë funksionuar siç duhet.

Paraprakisht, temperatura më e lartë ishte 54 gradë dhe është matur edhe në Luginën e vdekjes në vitin 2013. fb/