Kryeministri italian Xhuzepe Konte mbrëmë nënshkroi dekret me të cilin vendoset orë policore nga ora 22:00 deri në ora 05:00 e mëngjesit në tërë territorin e Italisë për shkak të shuarjes së përhapjes së koronavirusit të ri.
Ora policore hyn në fuqi nesër, ndërsa janë sjell edhe masa tjera restriktive, siç është ulja e kapacitetit të komunikacionit rrugor për 50 për qind, qendra tregtare do të mbyllen gjatë fundjavave, ndërsa mbyllen edhe muzetë, baret, sallat për video lojëra, ekspozitat. Masat e reja do të jenë në fuqi deri më 3 dhjetor.
Gjithashtu 20 rajone italiane do të ndahen në tre zona – e gjelbër, portokalli dhe e kuqe në varësi nga situata epidemiologjike dhe në to do të zbatohen masa më të mëdha ose më të vogla restriktive.
Në Itali nga fillimi i pandemisë me Covid-19 janë infektuar 759.829 persona dhe 39.412 e kanë humbur jetën./MIA
