Në Itali rekordi i ri prej 31.084 të sapoinfektuarve, 199 pacientë të vdekur

TË FUNDIT

 Italia regjistroi rekord prej 31.084 rasteve të reja nga virusi korona gjatë 24 orëve të kaluara, ndërsa 199 persona kanë ndërruar jetë nga Kovid-19, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Kjo është rritja më e madhe e numrit të rasteve që nga fillimi i krizës shëndetësore dhe më i lartë nga rekordi paraprak prej 26.831 raste të regjistruara dje.

Numri i rasteve të vdekjes është më i vogël se dje, kur ishin regjistruar 217 viktima nga kovid-19.