Pas më shumë se dy muajve ndalesë e vendosur për shkak të Kovid-19, nga 3 qershori qytetarëve italian do t’u lejohet të lëvizin jashtë rajonit në të cilin jetojnë.
Sipas gazetës “Koriere dela Sera”, sipas dekretit i cili duhet të miratohet pasdite, lëvizja në territorin e rajoneve mund të kufizohet vetëm me masa për rajone të caktuara në pajtim me rrezikun epidemiologjik në atë rajon.
Kjo do të thotë se lëvizja do të lejohet gjithkund përveç në “zonat e kuqe” të cilat mund të konfirmohen në marrëveshjen mes autoriteteve rajonale dhe Qeverisë italiane.
Italia është vendi i parë evropian i cili në fillim të muajit mars vendosi masa të karantinës në të gjithë territorin, ndërsa pas dy muajve bllokim më 4 maj filloi lehtësimi gradual i masave rrigoroze./MIA
