Në Itali konfiskohet drogë në vlerë prej mbi një miliard euro e dedikuar për financimin e SHI-së

TË FUNDIT

Policia financiare në Napoli në portin Salerno zbuloi dhe konfiskoi drogë në vlerë prej një miliard eurosh.

Policia i zbuloi 14 tonë amfetaminë, 84 milionë tableta me logon “kaptagon” që prodhohet në Siri nga Shteti Islamik për financimin e terrorizmit.

Droga ka qenë e fshehur në cilindra industrial për letër të cilat duhej t’i pengonin skanerët për ta zbuluar përmbajtjen./MIA