Në vetëm disa ditë, tre policë nga shërbime të ndryshme në tre qytete në pjesën veriore të Greqisë humbën betejën me Kovid-19, megjithëse ata janë mes moshës 50 dhe 55 vjeçare dhe nuk kishin asnjë problem shëndetësor, njoftuan mediat greke, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas të njëjtit informacion, Kovid-19 është përhapur mes zyrtarëve policorë në të gjithë vendin, janë infektuar më shumë se 400 persona, ndërsa televizioni “Mega” njoftoi se 29 zyrtarë policorë tashmë janë shtruar në spital.
Në të njëjtën kohë, në ditët e fundit, janë konfirmuar 57 raste pozitivë me Kovid-19, në dy kazermat në qytetet greke të Tripolit dhe Janinës.
Në kazermat ekzistojnë dhoma të veçanta të izoluara për ushtarët e infektuar me Kovid-19.
Sipas mediave nga Kreta, mbrëmë në fregatën e marinës greke në bazën ushtarake në ishull u konfirmuan dhjetë raste të Kovid-19, ndërsa u vendosen në karantinë të gjithë anëtarët e ekuipazhit në fregatë.
