Në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Greqi jetën e kanë humbur 99 persona, ndërsa janë regjistruar 2.018 raste të reja, sipas të dhënave të fundit të Organizatës kombëtare për shëndet publik, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Nga të infektuarit e rinj, 562 janë në Selanik, 408 në Atika, 115 në Larisa, ndërsa të tjerët në 44 rajone të ndryshme në Greqi.
Në spitalet greke, 608 pacientë mjekohen në aparate, 11 më shumë se dje.
Nga fillimi i epidemisë, janë regjistruar gjithsej 99.306 persona pozitivë me Kovid-19 dhe 2.001 raste të vdekjes.
