Numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit është rritur për 446, kumtoi Instituti gjerman për Sëmundjet Infektive, Robert Koh.
Në Gjermani, gjithsej 195.674 njerëz janë infektuar me Kovid-19.
Në 24 orët e fundit në Gjermani, nëntë persona kanë vdekur si rezultat i koronavirusit të ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 9.003 persona./MIA
