Në Gjermani është duke u zbatuar hetim për 30.000 të dyshuar për pedofili

TË FUNDIT

Gjyqësia gjermane është duke bërë hetime për 30.000 persona të dyshuar për pedofili në pjesën perëndimore të vendit, kumtuan sot autoritetet lokale.

“Dëshirojmë t’i tërheqim nga anonimiteti i Internetit autorët të cilët abuzojnë me fëmijët dhe ata të cilët i mbështesin”, deklaroi ministri i Drejtësisë për rajonin Uestfalia e Rajnës Veriore, Piter Bisenbah.

Në aferën që shpërtheu vjeshtën e kaluar në qytetin Bergish Gladbah deri më tani të dyshuar janë 70 persona. Të dyshuarit me vite kanë abuzuar dhe kanë keqpërdorur fëmijë ndërsa filmimet i kanë ndarë me grupe në Internet.

Deri më tani janë zbuluar më shumë grupe me na më shumë mijë anëtarë./MIA