Në fund të javës përfundon marrja në pyetje e Grupit të Kumanovës

TË FUNDIT

Procesi dëgjimor i të akuzuarve për aksionin policor në Kumanovë më 9 dhe 10 maj, pritet të përfundoj deri në fund të javës.

Nga Prokuroria e vendit thonë se deri në fund të javës do të duhet të përfundojë marrja në pyetje e të gjithë të dyshuarve, kurse pas kompletimit të fakteve ato do ti prezantohen dyshuarve.

Se marrja në pyetje të arrestuarve do të vazhdojë, konfirmojnë edhe avokatët e tyre. Ata sqarojnë se mbrojtja e vërtetë mund të pritet pasi t’iu prezantohen të gjitha dëshmitë lidhur me këtë rast.

Agjencia e lajmeve INA mëson se të akuzuarit do të ngarkohen për veprat e terrorizmit dhe organizatës terroriste, por kjo nuk nënkupton se kjo akuzë, do të mbetet deri në fund.

Saktësisht do të dihet vetëm në kohën kur aktakuza të bëhet e plotfuqishme, ndaj secilit prej të paraburgosurve.