Në Francë hyn në fuqi covid-certifikata

TË FUNDIT

Në Francë prej sot për aktivitetet e përditshme, siç është shkuarja në kafene ose vozitja me tren, do t’iu lejohen vetëm atyre të cilët do të tregojnë vërtetim se janë vaksinuar, e kanë kaluar Covid-19 ose kanë test negativ.

Rregulla më të rrepta, përfshirë edhe vaksinim të detyrueshëm të të gjithë punëtorëve shëndetësorë deri më 15 shtator, do të jenë në fuqi deri në mes të nëntorit dhe do të vlejnë për të gjithë të rriturit.

Adoleshentët e moshës prej 12 deri 17 vjet do të duhet të kenë certifikatë të tillë deri më 30 shtator.

Restorante, autobusë ndërurbanë, aeroplanë, panaire dhe institucione shëndetësore janë vetëm disa nga vendet ku do të duhet të tregohet certifikata digjitale shëndetësore, e cila është e nevojshme tashmë nga mesi i korrikut për vizitë në kinema, muze dhe ngjarje më të mëdha.

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivie Veran dje për “Le Parizien” deklaroi se disa rregulla nuk do të jenë aq të rrepta siç është planifikuar, siç është vlefshmëria e testit negativ do të vlejë deri 72 orë, në vend 48. Vetëtestimi gjithashtu do të jetë i mundur, nëse bëhet nën mbikëqyrja mjekësore.

Për shkak të masave gjatë fundjavës protestuan më shumë se 200.000 persona. Protesta masive po mbahen çdo fundjavë pasi presidenti Emanuel Makron publikoi ndryshime në mes të korrikut që ta pengojë rritjen e infeksioneve me koronavirus.

Nga 67 milionë njerëz në Francë, rreth 63 për qind kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid-19. Më shumë se gjysma e tyre janë vaksinuar plotësisht.