Në fotografinë e familjes mbretërore, mungojnë Princ Harry dhe Meghan

TË FUNDIT

Pallati Buckingham ka publikuar një foto zyrtare të Mbretit Charles II, Camilias, Princit Ëilliam dhe Kate Middleton.

Në fotografi, e dukshme është mungesa e Princ Harryt dhe bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit të Pallatit, fotografi është realizuar më 18 shtator.

Kjo është e njëjtja pritje e liderëve botërorë, në të cilën nuk ishin të ftuar Princ Harry dhe Meghan Markle.

Gjithçka besohet se nisi pasi Meghan nuk u ftuar t’i bashkohej familjes mbretërore në Kalanë Balmoral në Skoci pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

“Kuptohet që familja donte që Princi Harry të ishte atje, edhe pse ai nuk ishte në gjendje të shkonte në Balmoral në kohë për të parë gjyshen e tij. Por, Meghan, nuk ishte e ftuar t’i bashkohet familjes, ne e kuptojmë. Ajo ka thënë se do të shkojë në Balmoral një herë tjetër, Por, unë mendoj që është shumë domethënëse që Prindi Harry udhëtoi në Balmoral i vetëm pa gruan e tij”, ka thënë Nicholl./21Media