Në fillim të nëntorit pritet nënshkrimi i marrëveshjes! Nuredini: Çebreni do të jetë bateri e shtetit

TË FUNDIT


Kemi edhe 50 ditë që të bëjmë evoluim të ofertës dhe pastaj, në fillim të nëntorit do të konfirmojmë nëse gjithçka është në rregull dhe do të kalojmë në nënshkrimin e marrëveshjes për Çebrenin, deklaroi sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, duke folur për projektin për ndërtimin e hidrocentralit Çebren.

“Çebreni është një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore të cilin e kemi në shtet. Duam të investojmë në burime ripërtëritëse në shtet, por pa Çebrenin, i cili do të jetë bateri e shtetit, kjo do të jetë e vështirë”, theksoi Nuredini.

error: Content is protected !!