Në territorin e Draçevës gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 218 sanksione për shkelje në komunikacion.
Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se kundër 36 shoferëve janë shqiptuar sanksione për vozitje pa patentë shoferi, kundër 27 personave për vozitje të shpejtë dhe automjete të paregjistruara dhe 14 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.
Nga MPB njoftojnë se do të vazhdojnë me kontrollet në komunikacion me qëllim që të rritet siguria e komunikacionit.
