Në ditët në vijim moti kryesisht me diell, temperaturat e mëngjesit në rënie

TË FUNDIT

DPHM paralajmëron se në ditët në vijim do të përqendrohet mot kryesisht me diell, me vranësira të vogla mesatare, ndërsa vende-vende, posaçërisht në pjesët veriore dhe lindore, kohë pas kohe vranësira të konsiderueshme me kushte për reshje të dobëta lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore, posaçërisht përgjatë Luginës së Vardarit.

Të dielën temperatura minimale vende-vende do të arrijë deri 0 gradë, përderisa të hënën në orët e mëngjesit do të jetë edhe deri -2 gradë. Temperaturat maksimale do të arrijnë mbi 20 gradë.

Në orët e pasdites sot vranësirat do të pakësohen. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar veriore, më e fuqishme përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 14 deri 23 gradë. Edhe në Shkup pasdite vranësirat do të pakësohen. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar veriore, ndërsa temperatura do të arrijë deri 19 gradë.