Gjatë 24 orëve të fundit në kovid – qendrat në Shkup janë hospitalizuar 20 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 274 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
