Në Çair dikush ngrohet me dru e dikush me dashuri/ Nëse EMV nuk ndihmon ngrohtoren “Shkup-Veri”, çmimi rritet për 50%

TË FUNDIT

Shumë banorëve të komunës së Çairit që jetojnë në ndërtesa, në vend të ngrohjes qendrore përdorin dru ose rrymë. Qytetarët që anketoi TV21 thonë se ka kohë që janë shkëputur nga sistemi i ngrohjes dhe se kështu u konvenon më shumë financiarisht.

Me rrymë. Jetoni në ndërtesë ose… po në ndërtesë. E përse me rrymë e jo me ngrohje qendrore? Kështu më lirë është. Në ndërtesën tuaj të tjerët a e dini si ngrohen? Shumica shfrytëzojnë rrymë sepse e ndalëm ngrohjen qendrore, faturat shumë të larta.

Ne e gjithë ndërtesa jemi shkëputur nga ngrohja qendrore, ja kjo ndërtesa dhe që atëherë kush si, dikush me rrymë dikush me dru. Edhe më lirë më bie edhe paguaj vetëm atë që harxhoj, sepse këta nga ngrohja tallen.

Me dashuri, po me dashuri dhe me vetveten. A jetoni në ndërtesë? Po në ndërtesë. Përse nuk shfrytëzoni ngrohje qendrore? Sepse e kanë çkyqur ata që nuk kanë dashur ta përdorin. Përse? Po sigurisht faturat ishin të larta.

Kundra kushteve tona shtrenjt është.

Më lirë e kam me rrymë, e lëshoj nga pak kur më duhet, po zhvillojmë betejë për tu bërë mirë.

I pyetur për çmimin drejtori i SHA Shkup-Veri thotë se qytetarët nuk kanë llogari të ngrohen me alternativa të tjera përpos ngrohjes qendrore. Sipas tij në të kaluarën ka pasur probleme me sistemin e ngrohjes andaj qytetarët janë dorëzuar nga ky variant i ngrohjes.

KUSHTRIM RAMADANI – DREJTOR I NGROHTORES “SHKUP-VERI”

Rec074   11.50 – 12.22

Të ngrohesh me rrymë është diku dyfishi nga çmimi i tanishëm nga ngrohtorja, nuk është e saktë, mirëpo shkaku i këtyre gjërave që gjithmonë Çairi, Buteli është anashkaluar, nuk kanë pasur ngrohje të mirëfilltë, posaçërisht viti 2011, ‘12, ’13 dhe shumica e qytetarëve janë çkyqur sepse kanë paguar dhe nuk kanë pasur shërbimin që duhet, nuk janë trajtuar si duhet.

Përndryshe drejtori i ngrohtores Ramadani ndihet i lënë anash për shkak se CEMV (Centralet elektrike të Maqedonisë së Veriut)  nuk po e ndihmon me mjete financiare. Nga Centralet Elektrike, presin që siç thonë së pari të kthehet borxhi i sezonit të kaluar dhe më pas të ndajnë mjete tjera. E sipas Ramadanit ajo që quhet ndihmë ndaj qytetarëve, nuk jipet që të kthehet. Ai shpjegon arsyet se përse janë në krizë financiare.

“Për shkak të shtrenjtimit të çmimit të gazit sepse në janar çmimin që e ka pranuar KRrE ka qenë 23-24 denarë, ne kemi paguar 80 denarë, tani paguajmë 107 denarë dhe kjo gjë, nuk kemi nga ta nxjerrim paratë nëse nuk i marrim përmes çmimit atëherë nuk kemi nga t’i marrim, kjo është absurde, jashtë çdo logjike.”- tha Kushtrim Ramadani – Drejtor i ngrohtores “Shkup-Veri”.

Përndryshe çmimi i ngrohjes qendrore në Komunën e Çairit dhe Butelit do të shtrenjtohet për 50% nëse CEMV (Centralet elektrike të Maqedonisë së Veriut) nuk ndan mjete për të ndihmuar ngrohtoren në fjalë. Në takimin e nesërm mes drejtorit të Shkup-Veri dhe CEMV pritet vendim definitiv.