Në Britaninë e Madhe është rritur numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19

TË FUNDIT

Numri i të infektuarve me Kovid-19 në 24 orët e fundit në Britani të Madhe është rritur me 60.916 të sapoinfektuar, ndërsa sipas të dhënave zyrtare, numri i rasteve të vdekjes është 830.

Kjo është rritje në krahasim me një ditë më parë, kur numri i të infektuarve ishte 58.784, ndërsa numri i rasteve të vdekjes – 407.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Kovid-19 në Britani të Madhe është 2.774.479, ndërsa që nga fillimi i pandemisë, kanë vdekur 76.305 persona.