Në Britani të Madhe këtë javë rreth 52 mijë të infektuar në ditë

TË FUNDIT

Rreth 52.000 raste të reja u regjistruan këtë javë pothuajse çdo ditë në Britani të Madhe e cila është rritje e madhe krahasuar me javën e kaluar kur rritja ditore ishte rreth 35.000, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).

Sondazhi i ONS-së për epideminë vlerëson se 568.100 persona kishin Kovid-19 midis 17 dhe 23 tetorit për dallim prej 433.300 të javës së kaluar.

Vlerësohet se një në 100 persona në Angli këtë javë u infektuan me koronavirus, nga 130 persona sa ishte javën e kaluar.