Mbi 500.000 persona në Britani të Madhe që e kanë marrë tashmë dozën e parë të vaksinës Fajzer ndoshta do të duhet të presin deri në 12 javë për të marrë dozën e dytë, pasi që Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) aktualisht po shqyrton zgjidhjet për të ndaluar kërcimin e papritur të të infektuarve të rinj me Kovid-19.
Në ndryshimin e strategjisë, i cili do të zbatohet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, NHS tani do t’i japë përparësi dhënies së dozës së parë të vaksinës për sa më shumë njerëz të jetë e mundur, përfshirë vaksinën AstraZeneka, e cila u miratua dje, për përdorim si mbrojte të një popullate sa më të madhe nga kjo sëmundje, njoftoi “Gardian”.
Marrësit e vaksinave akoma do të duhet të marrin dy doza për tu mbrojtur plotësisht, por do të marrin tjetrin pas 11 ose 12 javësh, pasi njëra dozë e vaksinës i jep imunitet të caktuar Kovid-19.
