Në botë deri më tani 8,3 milionë të infektuar, 4,3 milionë të shëruar dhe 448 mijë të vdekur nga COVID-19

TË FUNDIT

Sipas të dhënave të fundit, në botë me koronavirus deri tani janë infektuar 8.326.010. Prej tyre kanë vdekur 448.002, ndërsa janë shëruar 4.356.750 njerëz.

– Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 50 raste të reja të infektuara me Kovid-19, që është për 32 raste më pak në krahasim me ditën e djeshme. Njëkohësisht, ka vdekur një person, ndërsa 13 janë vendosur në listën e të shëruarve.

– Në Rusi janë konfirmuar 7,843 raste të reja të koronavirusit, që është numri më i ulët që nga 30 prilli, kumtoi Qendra e krizave për luftimin e Kovid-19. Kjo është hera e parë që numri i të infektuarve të jetë më pak se 8,000. Në përgjithësi  553.301 njerëz janë infektuar me koronavirus në vend deri më tani, më e vështirë është situata në Moskë.

– Në Serbi në 24 orët e fundit janë konfirmuar 96 raste të infektuara me koronavirusi, me të cilët numri i përgjithshëm arriti 12.522. Gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes në vend nga fillimi i epidemisë arrin .

– Në Austri gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 14 raste të reja të infektuara me koronavirus, që është më pak për 40 se ditën e djeshme. Në Austri deri tani janë konfirmuar 17.117 raste pozitive të Kovid-19, ndërsa prej tyre janë shëruar 16.099.

– Në Greqi sot janë regjistruar numri i rritur i Kovid-19, 55 gjatë 24 orëve, ndërsa jetën e kanë humbur edhe dy persona, Nga fillimi i epidemisë, janë infektuar gjithsej 3.203 persona, ndërsa kanë vdekur 187.

– Në Qipro, dita e dytë me radhë nuk është regjistruar asnjë rast i Kovid-19, prej tyre 1.210 teste janë bërë gjatë 24 orëve të fundit. Numri i të infektuarve ka mbetur i pandryshuar, 985 persona./MIA