Kjo është rruga “Boris Kidriç” në Tetovë.
Ndërsa ky është projekti 3D se si do të dukej pasi të rikonstruktohej.
Vitin e kaluar kryetari i Komunës Bilall Kasami ishte optimist se rruga të jetë gati në fund të vitit 2023, por siç shihet punimet ende nuk kanë filluar.
Tani nga komuna thonë se punimet nuk kanë nisur për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve.
Komunës së Tetovës ky projekt do t’i kushtojë 12 milionë euro. Njëri tender prej 7 milionë e 240 mijë denarë është hapur në shkurt, ndërsa e ka fituar kompania “Çabi Trans”, e cila po ashtu ka fituar edhe tenderin tjetër që u mbyll këtë muaj, në vlerë prej 4 milion e 874 mijë denarë.
