Në Berovë janë matur –16 gradë, temperaturat ditore nga -5 deri në 4 gradë

TË FUNDIT

Në territorin e gjithë vendit mbrëmë dhe sot në mëngjes janë matur temperatura minus, ndërsa më ftohtë ishte në Berovë – 16 gradë. Në Manastir u matën -13, në Krushevë – 12, në Mavrovë -11, në Kriva Pallankë dhe në Vinicë -10, në Pretor -9, në Ohër, Prilep, Shtip dhe Strumicë – 8, në Tetovë dhe Kumanovë – 6, në Demir Kapi – 5, në Shkup, Gjevgjeli dhe Dojran – 4 gradë.Më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit 31 centimetra, në Manastir 17, në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë shtatë, në Ohër dhe Berovë pesë, në Pretor, Topollçan dhe Gjurishtë katër dhe një centimetër në Kriva Pallankë, Tetovë, Pozharanë, Shtip.Moti do të jetë me diell dhe i ftohtë, paradite në pjesët perëndimore me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare veriore, më e shfaqur paradite. Temperatura maksimale do të arrijë nga -5 deri në katër gradë.Në Shkup paradite do të ketë vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa paradite do të jetë kthjellët. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në një gradë.