Prokuroria federale shtetërore belge njoftoi se është gjetur dhe konfiskuar sasi rekorde e 11,5 tonë kokainë e pastër në një kontejner nga Guajana.
Malli është konfiskuar në portin Antverpen dhe ishte i dedikuar për Holandë, ndërsa pasi ishte zbuluar, menjëherë ishte shkatërruar.
Vlerësohet se vlera në treg e kokainës është rreth 900 milionë euro.
Droga është zbuluar në kuadër të hetimit të prokurorisë belge të hapur kah fundi i vitit 2019 pas konfiskimit të 2,8 tonë kokainë.
Hetimi mundësoi shkatërrimin e një organizate ndërkombëtare kriminale të organizuar mirë për të cilën ekziston dyshimi se rregullisht ka dorëzuar sasi të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Belgjikë.
