Në BE prezentohet një propozim-kompromis për zhbllokimin e buxhetit

TË FUNDIT

Presidenca gjermane me Këshillin e BE-së ka përgatitur projekt-zgjidhje për t’i dhënë fund bllokadës hungarezo-polake të një pakoje të madhe financiare, sipas së cilës vendimi për lidhjen e shpërndarjes së fondeve evropiane me sundimin e ligjit nuk mund të zbatohet derisa të miratohet nga Gjykata e BE-së.

Një zgjidhje e tillë, për të cilën presidenca gjermane negocioi me Hungarinë dhe Poloninë, u prezantua mbrëmë para ambasadorëve të vendeve anëtare.

Tani duhet të konfirmohet nga liderët e vendeve anëtare, të cilët do të takohen sot në samit dyditor në Bruksel. Vendimi kërkon pëlqimin e të gjitha shteteve anëtare.

Sipas kompromisit të propozuar, rregulloret me të cilat kushtëzohet shpërndarja e fondeve evropiane sipas sundimit të ligjit mbeten të pandryshuara, ndërsa Hungaria dhe Polonia do të marrin garanci përmes deklaratës interpretuese se mekanizmi do të përdoret në mënyrë objektive dhe të paanshme.