Në aksidentin në Nepal, 12 të vdekur dhe 21 të lënduar

TË FUNDIT

Një furgon i mbushur me njerëz u përplas në kamion të parkuar në autostradë në jug të Nepalit, me çka vdiqën 12 njerëz dhe u lënduan 21 të tjerë, kumtuan autoritetet.

Dy nga të lënduarit janë në gjendje kritike, ndërsa gjendja e të tjerëve është e qëndrueshme.

Një hetim policor është duke u zhvilluar, dhe mediat lokale po raportojnë se furgoni udhëtonte me shpejtësi më të lartë sesa lejohej në autostradën që kalonte nëpër xhungël, në afërsi të fshatit rreth 400 kilometra në jugperëndim të Katmandus.

Për shkak të masave së karantinës së vendosur si rezultat i pandemisë koronavirus në mars, automjetet në Nepal duhet të marrin leje për lëvizje.

Për momentin, nuk është e njohur nëse furgoni që u përplas në kamionin e parkuar, posedonte leje për lëvizje.

Shoferet në Nepal shpesh vozisin natën për të mos u ndalur nga policia.

Aksidentet rrugore në Nepal shpesh shkaktohen nga mirëmbajtja e dobët e rrugës dhe automjeteve.