Ndryshimi i gjinisë, para deputetëve! Mitrovski: Me këtë propozim të Ligjit, do të ketë abuzime

TË FUNDIT


Propozim ligji për evidentim amë për ndryshimin e gjinisë vetëm me deklaratë te noteri, mund të shkaktojë shumë abuzime, thotë avokati Janaki Mitrovski. Ai shton se probleme mund të ketë në gjyqësor, veçanërisht në sferën e vuajtjes së dënimeve me burg.

Dispozita ashtu siç është bërë, se ndryshimi i gjinisë mund të bëhet vetëm me deklaratë te noteri, do të shkaktojë disa probleme praktike në gjyqësor, në sferën e sportit dhe në sfera të tjera. Kjo do të jetë bazë e mirë për abuzime nëse kalon ashtu siç propozohet. Unë pohoj….Nëse unë shkoj në burg do të nënshkruaj se po ndihem si femër dhe do të shkoj në burgun e grave i cili është më i pastër, është më lehtë, ka shumë gra ndërsa ju jeni burrë”.

Mitrovski thotë se ligji duhet të pësojë disa ndryshime përkatësisht propozon që kërkesa për ndryshimin e gjinisë të dorëzohet një vit paraprakisht.

Duhet të riformulohet kjo dispozitë dhe të ketë afat kohor, përkatësisht, nëse një vit paraprakisht një person ka dorëzuar deklaratë të tillë te noteri, atëherë të mundet ta ndryshojë gjininë e tij. Në të kundërtën, kjo do të sjellë shumë probleme”.

Edhe pse me ndryshimet e propozuara të ligjit thuhet se personi duhet të deklarojë se ndryshimin e gjinisë nuk e bën për shkak të ndonjë vepre penale, megjithatë mbetet e paqartë se si do të dëshmohet kjo gjë nëse ai ndërkohë tërësisht e ndryshon identitetin e tij dhe numrin amë.

“Ka shumë për të diskutuar, për shkak se ka dallim mes numrit amë për burra dhe atij për gra, ndërsa në procedurën për verifikimin e identitetit para gjykatës, ky numër është i rëndësishëm. Në këtë rast, edhe Ligji për procedurë penale duhet të pësojë ndryshime që t’i përshtatet këtij ligji, përkatësisht, nëse kjo ndodh gjatë procedurës, të mundet edhe prokurori ta ndryshojë, kjo mund të zgjidhet, megjithatë në pjesën tjetër të procedurës, megjithatë vetëm me deklaratë te noteri do të krijohen probleme praktike”.

Ndryshimet e ligjit për evidentim amë i cili mes tjerash parasheh që personi të mundet ta ndryshojë gjininë vetëm me deklaratë te noteri, nesër do të gjendet para anëtarëve të Komisionit për sistem politik.