Ndihmë në para për personat e larguar nga puna, filloristët nga 700 den, nxënësit e shkollave të mesme do të marrin nga 1000 denarë

TË FUNDIT

Nuk ka të dhëna të sakta se sa persona mbetën pa punë për shkak të pandemisë. Nga MPPS thonë se ka persona që deri tek ata kanë aplikuar për ndihmë minimale.

Konkretisht për personat që mbetën pa punë ose ishin pjesë e ekonomisë joformale u mundësojmë hyrje në sistem për mbrojtje sociale, përmes realizimit të ndihmës së realizuar sociale, tha Gjonul Bajraktar, zv/Ministër.

Lartësia e ndihmës do të përcaktohet pasi mblidhen të gjitha të dhënat e familjeve për muajin e fundit, e jo si deri tani në bazë të tre muajve të fundit. Kjo masë do të vlejë vetëm për prill dhe maj.

Zëvendës ministri njofton se është parashikuar edhe një masë për përkrahje të shfrytëzuesve aktualë në sistemin për mbrojtje sociale dhe paralajmëroi se ata do të marrin një shtesë prej 1000 denarëve për muajt prill dhe maj.

Qëllimi është që amvisëritë në rrezik t’i tejkalojnë vështirësitë që të kenë mundësi pasi normalizohen proceset, edhe ata të mund të kyçen në programet aktive në tregun e punës, tha Gjonul Bajraktar, zv/Ministër.

Edhe pse procesi arsimor është ndërprerë nxënësit e shkollave fillore dhe ata të shkollave të mesme do të vazhdojnë të marrin shtesë për arsim. Çdokush meriton kujdes të barabartë, ndërsa prioritet çdoherë janë fëmijët, për shkak se ata janë më të ndjeshëm gjatë situatave të krizës, tha zëvendëse ministre shtesë për punë dhe politikë sociale.

Qëllimi është që familjet që nuk kanë të ardhura, të kenë qasje më të lehtë. Rreth 17 mijë fëmijë do të marrin shtesë për arsim, 700 denarë për nxënësit e shkollave fillore ndërsa 1000mijë për nxënësit e shkollave të mesme, tha Sanella Shkrielj, zv/Ministre.

Po shqyrtohen edhe mundësi për 239 persona të pastrehë që janë nën qiell të hapur gjatë orës policore. Nga Ministria shtojnë se janë në koordinim me MPB për të siguruar akomodim, ushqim dhe mbrojtje shëndetësore.